Tottenham Hotspuri ka refuzuar një ofertë huazimi nga Paris Saint Germaini për mesfushorin, Dele Alli.
Parisienët e kanë dërguar një ofertë prej 1.5 milionë funtesh për huazimin e mesfushorit anglez, por që është refuzuar nga Tottenhami, transmeton KOHA.
Alli së fundi ka pasur probleme me trajnerin Jose Mourinho. Mesfushori është përfolur se mund të largohet nga londinezët gjatë këtij afati kalimtar.
Alli ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm