Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami ofron Sanchezin në shkëmbim për Militaon

Foto: Reuters

Kryetrajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është i interesuar të transferojë mbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao në afatin kalimtar të verës, njofton “Don Balon”, transmeton Koha.net.

Real Madridi është hezitues të shes Militaon, por Mourinho mendon të ofrojë qendërmbrojtësin kolumbian Davinson Sanchez në shkëmbim.

Militao iu bashkua Real Madridit nga Porto verën e kaluar, por ende nuk e ka siguruar një vend titullari te klubi madrilen.