Weston McKennie pritet të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar dhe karrierën mund ta vazhdojë në Premier League.
Interesimin më të madh për mesfushorin amerikan e ka shfaqur Tottenhami.
“The Independent” shkruan se Tottenhami është në bisedime për të nënshkruar me McKennien.
Klubi anglez është i gatshëm të paguajë deri në 40 milionë funte për 22-vjeçarin.
McKennie u transferua te “Zonja e Vjetër” në verën e vitit 2020 nga Schalke.
Edhe
McKennie pritet ta vazhdojë kontratën me Juventusin
Në sezonin e kaluar ishte i huazuar (2020/2021), kurse nga korriku i këtij viti Juventusi e bleu kartonin e tij për 20.5 milionë euro.
McKenni u paraqit në 46 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola dhe bëri edhe tri asistime me skuadrën italiane.