Tottenham Hotspur ka mposhtur Bournemouthin në White Hart Lane për të vazhduar garën për titullin e Premier Ligës.
Me fitoren prej 4 me 0 Tottenhami i është afruar vetëm katër pikë liderit Chelseat që nesër i shkon Manchester Unitedit në Old Trafford.
Tottenhami dy golat e parë i realizoi për tre minuta. Ishte Mousa Dembele që realizoi në minutën e 16 ndërsa tre minuta më vonë realizoi jugkoreani Song Heung-Min.
Serinë e golave e vazhdoi i rikthyeri nga lëndimi Harry Kane në minutën e 48. Sulmuesi anglez hyri në histori të Premier Ligës duke u bërë lojtari i katërt që realizon mbi 20 gola në tre sezone me radhë.
Golin e fundit për Tottenhamin e realizoi Vincent Jansen në minutën e fundit të takimit.
Tottenhami tani ka 71 pikë në pozitën e dytë. Katër më pak se Chelsea në pozitën e parë.