Tottenhami e ka fituar ndeshjen e fundit të vitit. Të dielën, Tottenhami fitoi 3:1 ndaj Bournemouthit.
Ndeshja i takoi xhiros së 20-të të kampionatit anglez.
Pape Matar Sarr shënoi për 1:0 që në minutën e nëntë. Son Heung-min shënoi për 2:0 në minutën e 71-të. Richarlison më pas shënoi për 3:0 në të mirë të Tottenhamit në minutën e 80-të.
Alex Scott shënoi golin për Bournemouthin në minutën e 84-t.
Tottenhami është i pesti me 39 pikë dhe vazhdon garën për kreun e tabelës.
Bournemouthi është i 12-ti me 25 pikë.
Edhe
Tottenhami fiton dhe del nga zona e rënies
Të hënën mbrëma (21:00) është ndeshja Liverpool – Newcastle United.
Të martën prej orës 20:30 takohen West Ham Unitedi e Brightoni.