Tottehami ka regjistruar një tjetër disfatë në elitën e futbollit të Anglisë.
Tottenhami të shtunën u mposht fare në fund nga Bournemouthi mysafir, në ndeshjen dramatike që dhuroi plot pesë gola. Ishte ballafaqim i xhiros së 31-të të Premier Leagues.
Heung-Min Son shënoi për epërsinë e parë të vendësve në minutën e 14-të.
Shifrat i barazoi Matias Vina në minutën e 38-të.
Ndërkohë, Dominic Solanke në minutën e 51-të i dha epërsinë mysafirëve për herë të parë në këtë ballafaqim.
Edhe
Tottenhami mposhtet në shtëpi nga Newcastle
Për 2:2 u përkujdes Arnaut Danjuma në minutën e 88-të.
Sfida u bë edhe më dramatike në minutën e pestë të ndeshjes kur shënoi Dango Ouattara për rezultatin përfundimtar 3:2.
Me këtë fitore, Bournemouthi ngjitet në pozitën e 14-të me 33 pikë.
Tottenhami ka marrë goditje të madhe për vendin që dërgon në “Champions”.
Edhe
Tottenhami befasohet nga Bournemouthi
Tani ka 53 pikë në pozitën e pestë.
Kjo ndeshje nisi me 15 minuta vonesë për shkak të një aksidenti rrugor afër stadiumit.