Corentin Tolisso, karrierën mund ta vazhdojë në Premier League.
Mesfushori francez nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichun dhe në verë do të largohet si lojtar i lirë.
Raportohet se Tottenhami është favorit për të nënshkruar me 27-vjeçarin, për të cilin nuk do të ketë nevojë të paguajë dëmshpërblim.
Bëhet e ditur se tashmë bisedimet mes drejtuesve të Tottenhamit dhe menaxherit të lojtarit kanë nisur dhe mund të nënshkruhet një para-kontratë në janar.
Drejtori i Tottenhamit, Fabio Paratici është tifoz i Tolissos, të cilin u përpoq ta transferonte sa ishte drejtor te Juventusi. Tani ai po kërkon ta marrë francezin në Londër.
Tottenhami pritet ta fitojë garën me Romën dhe Juventusin, të cilët po ashtu janë të interesuar për Tolisson.