Skuadra e Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit francez Adrien Rabiot, përcjellë të enjten gazeta britanike "Daily Mail".
Bëhet e ditur se Tottenhami tashmë ka kontaktuar Rabiotin, i cili në fund të këtij edicioni do të jetë futbollist i lirë.
Rabiot 24-vjeçar, ka refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-n dhe për këtë arsye do të largohet.
Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2012 kurse këtë edicion ka dy gola e dy asistime në 20 paraqitje përpara se të suspendohet.
Te Tottenhami janë të gatshëm t'i ofrojnë Rabiotit kontratë pesëvjeçare, por mesfushori po kërkohet edhe nga Juventusi. Rabiot ka edhe gjashtë paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.
Artikuj të ngjashëm