Pas Manchester Unitedit, edhe Tottenhami është futur në garë për mesfushorin e Leipzigut, austriakun Marcel Sabitzer kanë raportuar të hënën mediumet angleze.
Bëhet e ditur se Tottenhami tashmë ka kontaktuar Leipzigun dhe për transferimin e 26-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim. Sabitzer këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Leipzigu dhe te Tottenhami shihet si përforcim ideal për mesfushën. Në fakt, ekipi anglez po e sheh atë si zëvendësim për Tanguy Ndombelen, i cili pritet të largohet muajin tjetër. Sabitzer këtë edicion ka tri gola e po aq asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat për ekipin gjerman, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022.