Skuadra angleze Tottenham është futur në garë për shërbimet e mesfushorit spanjoll Isco. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja britanike "Daily Mail".
Isco pritet të largohet nga Real Madridi gjatë janarit, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij.
Ai te Tottenhami shihet si zëvendësim ideal për Christian Eriksenin, i cili poashtu pritet të largohet në janar, transmeton Koha Ditore.
Për kartonin e Iscos, ekipi anglez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 70 milionë euro.
Isco 27-vjeçar, këtë edicion ka vetëm tri paraqitje në La Liga. Ai ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2022. Isco është pjesë e Realit prej vitit 2013 kur u transferua nga Malaga.