Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami mposht Bournemouthin

Foto: Reuters

Tottenhami ka vazhduar me paraqitje të mira nën menaxhimin e trajnerit të ri Jose Mourinho.

“Spurs” shënuan fitore prej 3 me 2 ndaj Bournemouthit, transmeton Koha.net.

Në këtë takim shkëlqeu Dele Alli duke shënuar dy golat e parë. Kurse të tretin për vendasit e shënoi Sissoko.

Për mysafirët dy gola i shënoi Harry Wilson. 

Me këtë fitore Tottenhami tani arrin në kuotën e 20 pikëve dhe mban vendin e pestë. Derisa Bournemouthi në vendin e 12 ka 16 pikë.