Tottenhami ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Bournemouthi, me rikthim të rezultatit.
Tottenhami i Antonio Contes të shtunën në kuadër të xhiros së 14-të të Premier Leagues, fitoi në udhëtim 3:2 ndaj Bournemouthit.
Kieffer Moore realizoi të dy golat për vendësit. Të parin e shënoi në minutën e 22-të, ndërsa tjetrin në minutën e 50-të.
Por, Ryan Sessegnon me golin e minutës së 57-të e nisi rikthimin e Tottenhamit.
Për 2:2 shënoi Ben Davies në minutën e 73-të, kurse Rodrigo Bentancur i dha fitoren mysafirëve në minutat shtesë.
Tottenhami ka 26 pikë pas 13 ndeshjesh. Pozicionohet në vend të tretë pas Manchester Cityt e Arsenalit.
Artikuj të ngjashëm