Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me ofertë për Svanbegrun

Skuadra e Tottenhamit i ka bërë Bolognas ofertë zyrtare për mesfushorin defensiv, suedezin Mattias Svanberg.

Për transferimin e 22-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të janarit, Tottenhami ka ofruar 20 milionë euro dëmshpërblim për ta bindur Bolognan në lirimin e tij.

Svanberg po pëlqehet nga trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte që po insiston në transferimin e tij. Svanberg ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 20 paraqitje këtë sezon në Serie A.

Ai ka kontratë me Bolognan deri në verën e vitit 2023, ndërsa po kërkohet edhe nga skuadra e Manchester Cityt.