Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City po monitoron Svanbergun

Skuadra e Manchester Cityt po e përcjell mesfushorin e Bolognas, suedezin Mattias Svanberg. Madje, mediumet italiane kanë raportuar se skautët e Cityt këtë sezon e kanë monitoruar disa herë nga afër 22-vjeçarin, i cili po impresionon me paraqitje si mesfushor defensiv në Serie A.

Te City, po e shohin Svanbergun si zëvendësim për Fernandihnon dhe po synojnë ta transferojnë në fund të këtij edicioni. Për kartonin e Svanbergut, City është i gatshëm të ofrojë rreth 15 milionë euro.

Svanberg këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim ne 15 paraqitje në të gjitha garat me Bolognan, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Reprezentuesi i Suedisë është pjesë e Bolognas prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Malmo.