Drejtuesit e Tottenhamit kanë kontaktuar skuadrën franceze PSG në lidhje me transferimin e mesfushorit gjerman Julian Draxler gjatë kësaj vere.
Gazeta franceze "L'Equipe" ka shkruar të enjten se negociatat mes klubeve janë pozitive dhe mundësia është e madhe që Draxler të transferohet te Tottenhami.
Ekipi anglez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 45 milionë euro për Draxlerin, të cilin e sheh si zëvendësim për Christian Eriksenin, i cili ka paralajmëruar largimin gjatë kësaj vere.
Draxler ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2021 kurse edicionin e fundit ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar 12 herë në 46 ndeshje. Draxler është reprezentues i Gjermanisë dhe karrierë ka bërë edhe te Wolfsburgu e Schalke.