Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami konfirmon mungesën e sulmuesit Son

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka konfirmuar lëndimin e yllit të ekipit Son Heung-min.

Ylli jug-korean ka pasur probleme me muskulin e këmbës së djathtë dhe pritet të mungoi së paku dy javë.

“Ne patëm një problem me Son gjatë ndeshjes kundër Chelseat. Një ditë pas ndeshjes me Chelsean Son ndjeu pak dhimbje në muskulin e këmbës. Ai bëri një skanim dhe tani duhet të bëjmë vlerësimin e duhur nga mjekët”, deklaroi Conte.

Stafi mjekësor i klubi londinez ka njoftuar se lojtari do të rikthehet në fund të muajit janar.

29-vjeçari këtë sezon me Tottenhamin në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë pesë asistime.