Tottenhami është në kërkim të një sulmuesi. Mediat angleze kanë bërë të ditur se londinezët janë duke e kërkuar zëvendësuesin e Harry Kanet.
Kane pritet të largohet nga Tottenhami gjatë afatit kalimtar të verës. Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të nisin kërkimet për një sulmues të ri.
Në mesin e lojtarëve që po i monitoron klubi anglez është Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll është i huazuar nga Atletico Madridi te Juventusi. Klubi spanjoll për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 50 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm