Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami interesohet për Lovrenin

Klubi i Premier Leagues së Anglisë në futboll, Tottenhami, po interesohet për transferimin e mbrojtësit kroat të Liverpoolit, Dejan Lovren, bëjnë të ditur mediumet angleze të hënën, transmeton Koha.net.

Qendërmbrojtësi kroat është në mesin e lojtarëve që pritet të largohen nga Liverpooli në verë. Për të pos Tottenhamit kanë shprehur interesim edhe Lazio, Lyoni, Milani dhe Arsenali.

Lovren 30-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2021. Këtë edicion në 14 ndeshje në të gjitha garat ka realizuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.