Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lovreni drejt Rusisë

Mbrojtësi kroat i Liverpoolit, Dejan Lovren, karrierën pritet ta vazhdojë në Premier Leaguen e Rusisë. Sipas mediave angleze, Lovren pritet të transferohet te Zenit St Petersburg për 11 milionë funte.

Ka gjashtë vjet që Lovren është te Liverpooli. Kampioni anglez ka pasur opsion për të vazhduar kontratën me Lovrenin por ka vendosur të pranojë dëmshpërblimin e ofruar për 30-vjeçarin.