Mbrojtësi kroat Dejan Lovren i është bashkuar klubit rus Zenit St. Petersburg nga Liverpooli. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit anglez.
Lovren ka kaluar gjashtë vjet te Liverpooli, duke luajtur 185 ndeshe në të gjitha garat. Transferimi i tij i ka kushtuar Zenitit 12 milionë euro. Lovren ka firmosur kontratë trivjeçare me klubin rus.