Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për Lovrenin

Foto: Reuters

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Liverpoolit, kroatin Dejan Lovren.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet italiane. Mësohet se Milani tashmë ka kontaktuar Liverpoolin për të pyetur për Lovrenin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 35 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

29-vjeçari, ka gjasa të mëdha të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere, pasi edicionin e fundit ka patur minutazhë të vogël.

Ai ka regjistruar vetëm 18 paraqitje në të gjitha ndeshjet te Liverpooli. Lovren është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2014 kur u transferua nga Southamptoni dhe deri më tani, ai ka regjistruar 170 paraqitje në të gjitha garat.

Lovren ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2021.