Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte është i interesuar ta ketë në skuadër portierin e Manchester United, Dean Henderson, raproton të enjten “Daily Express”.
24-vjeçari anglez është rezervist te Unitedi, ndërsa Conte e sheh si të rëndësishëm për të shtuar konkurrencën në ekip.
Henderson ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 me Unitedin, kurse këtë sezon ka katër paraqitje në të gjitha garat.