Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami insiston për Gersonin

Foto: Reuters

Tottenhami është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit brazilian të Flamengos, Gerson, bën të ditur “Globo Esporte” të dielën.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, është i impresionuar me Gersonin dhe ai ka kontaktuar krerët e Flamengos për mesfushorin, transmeton Koha Ditore. Mirëpo, Flamengo ka bërë me dije se kërkon afro 30 milionë euro për të lëshuar Gersonin.

Gerson 22-vjeçar ka kontratë me Flamengon deri në fund të vitit 2013.

Te Flamengo u transferua nga Roma në verën e vitit të kaluar për 11.8 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm