Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami insiston në transferimin e Meunierit

Tottenhami është duke insistuar për transferimin e mbrojtësit anësor të Paris Saint-Germainit, Thomas Meunier këtë verë, shkruan “L’Equipe”.

Kontrata e reprezentuesit të Belgjikës me Parisin skadon në fund të qershorit dhe atij ende nuk i është ofruar kontratë e re. Tottenhami po insiston për transferimin e tij, por në garë për të janë edhe Borussia Dortmundi e Arsenali.

Meunier 28-vjeçar këtë stinor i ka luajtur 27 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol e asistuar dy të tjerë. Ai te Tottenhami gjendet që nga vera e vitit 2016 kur u transferua nga Brugge për gjashtë milionë euro.