Tottenhami ia ofroi Barcelonës mundësinë që të transferojë futbollistin ofensiv brazilian Lucas Moura, pak para se të mbyllej afati kalimtar i verës, raportoi "Mundo Deportivo" të mërkurën.
Mirëpo dy klubet përfundimisht nuk arritën të pajtohen për shifrën e dëmshpërblimit, ku Tottenhami kërkoi afro 50 milionë euro për brazilianin. Moura ka shënuar një gol në tri paraqitje për Tottenhamin në stinorin 2019-20.
Edicionin e kaluar ai ishte hero i skuadrës londineze në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit, ku në ndeshjen e kthimit shënoi tre gola dhe kualifikoi skuadrën në finale.