Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami i vihet pas Skriniarit

Foto: Reuters

Tottenhami është duke tentuar të transferojë mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Trajneri i londinezëve, Jose Mourinho, e pëlqen lojtarin që e sheh si përforcim ideal në fazën e mbrojtjes.

26-vjeçari është titullar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Antonio Conte.

Mediat italiane të shtunën kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit të Interit, kanë kërkuar rreth 70 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.