Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho pret transferimin e Skriniarit

Jose Mourinho është i gatshëm ta marrë përsipër negocimin për ta bindur mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar të transferohet te Tottenhami.

Futbollisti sllovak ka vite që po kërkon të bëj karrierë në Premier League, ndërsa këtë mundësi e ka me Tottenhamin, njofton “Football Insider”.

Mbrojtësi 26-vjeçar me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, ndërsa kësaj skuadre iu bashkua nga Sampdoria në korrik të vitit 2017.

Për Interin këtë edicion ka shënuar tri gola në 24 paraqitje në Serie A.

Artikuj të ngjashëm