Tottenhami ka nisur negociatat me skuadrën e Interit për transferimin e mbrojtësit Milan Skriniar, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.
Mësohet se Interi është i gatshëm ta lërë të lirë Skriniarin nëse merr një ofertë prej 60 milionë eurosh.
Te Tottenhami po e shohin sllovakun si përforcim të duhur për mbrojtjen dhe janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë. Skriniar 25-vjeçar do të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar, për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte. Skriniar është pjesë e Interit prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm