Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami fiton pa problem ndaj Norwichit

Tottenham Hotspuri ka shënuar fitore bindëse ndaj Norwichit, me rezultatin 3:0.

Te Norwichi në këtë takim nuk është paraqitur Milot Rashica, shkaku i një lëndimi.

Vendasit në pjesën e parë realizuan një gol. Ishte braziliani Lucas Moura që shënoi në minutën e 10-të. Në pjesën e dytë lojtarët e Tottenhamit shënuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 67-t Davinson Sanchez dyfishoi epërsinë.

Golin e fundit për londinezët e realizoi jug-koreani, Heung-Min Son në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Tottenhami është në pozitën e pestë me 25 pikë, derisa Norwichi mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.