Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami kualifikohet në “Champions”

Heung-Min Son ndihmoi skuadrën e Tottenhamit ta sigurojë vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola.

Tottenhami të dielën fitoi 5:0 në udhëtim te Norwichi i rënë nga liga.

Te Norwichi, në ndeshjen e fundit të kampionatit, Milot Rashica u paraqit për 90 minuta. Ai mund të largohet në verë nga kjo skuadër.

Dejan Kulusevski shënoi i pari në minutën e 16-të, ndërsa për rezultatin 2:0 të pjesës së parë, u përkujdes sulmuesi Harry Kane në minutën e 32-të.

Kulusevski realizoi edhe një herë tjetër në minutën e 64-rt.

Dy golat e fundit në ndeshje i shënoi jugkoreani Son, në minutat 70 dhe 75.

Edhe Chelsea fiton, Tottenhami të dielën luan ndeshjen për mbijetesë Futboll 2 muaj më parë Chelsea fiton, Tottenhami të dielën luan ndeshjen për mbijetesë

Tottenhami kthehet në “Champions” për herë të parë që prej sezonit 2018-19, kur ishte në finale të garës.

Tottenhami e mbyll kampionatin në vendin e katërt me 71 pikë, kurse Norwichi largohet nga liga me 22 pikë në vendin e fundit.