Brentfordi ka shënuar një fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë.
Të shtunën në udhëtim ka mposhtur Norwichin me rezultatin 3:1.
Ivan Toney realizoi në minutën e 32-të për të kaluar Brentfordin në avantazh prej 1:0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Ivan Toney shënoi edhe dy golat e tjerë për të kompletuar “hat-trickun”. Në minutën e 52-t dhe të 57-të nga pika e bardh shënoi për 3:0.
Milot Rashicës në minutën e 67-të iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.
Edhe
Fitore e rëndësishme e Rashicës me Norwichin
Në minutat shtesë të ndeshjes Teemu Pukki shënoi për rezultatin 3:1.
Me këtë humbje Norwichi mbetet në pozitën e fundit në Premier League me 17 pikë.
Brentfordi është në vendin e 15 me 27 pikë.