Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica titullar në fitoren e Norwichit

Milot Rashica ka luajtur 90 minuta në fitoren e Norwichit të shtunën në shtëpi ndaj Evertonit me rezultatin 2:1.

Me këtë fitore Norwichi vazhdon luftën për të siguruar mbijetesën në këtë edicion në Premier League.

Në minutën e 16-të Michael Keane shënoi autogol për 1:0. Adam Idah realizoi për 2:0 në minutën e 18-të.

Evertoni ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin e shënuar nga Richarlison në minutën e 60-të.

Rashica goditi shtyllën në fundin e ndeshjes, mirëpo pati një paraqitje mjaft të mirë.

Pas kësaj fitoreje, Norwichi mban pozitën e 18-të në Premier League me 13 pikë derisa Evertoni në vendin e 15-të me 19 pikë.