Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami fiton me përmbysje të rezultatit

Tottenhami ka hasur në vështirësi në ndeshjen e Kupës FA, ndaj Morecambe.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte, ka fituar me përmbysje të rezultatit, 3:1. Në pjesën e parë, të parët kaluan në epërsi mysafirët me Anthony O'Connor për 1:0.

Vendasit barazuan në minutën e 71-të me Harry Winks në 1:1. Lucas Moura në minutën e 85-të kaloi në epërsi londinezët prej 2:1.

Golin e tretë dhe të fitores e shënoi Harry Kane për 3:1.

Artikuj të ngjashëm