Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami e Leedsi e kërkojnë Perishiqin

Bayern Munichu është në negociata për ta blerë Ivan Perishiqin nga Interi pas periudhës së huazimit, por Tottenhami dhe Leedsi janë të interesuar për kroatin po ashtu.

Perishiq ka qenë një prej figurave kryesore në fitoret e Bayernit në Ligën e Kampionëve. Ai e gjeti rrugën drejt golit në ndeshjet kundër Chelseat dhe Barcelonës.

Ai e kaloi sezonin si i huazuar në Gjermani, kurse Bayerni ka opsionin për blerje përfundimtare të kartonit të tij për 20 milionë euro, transmeton KOHA.

Klubet po negociojnë për ta përfunduar marrëveshjen me çmimin prej 10 deri në 15 milionë euro.

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje e tillë, Perishiq mund të transferohet në Angli. “FcInterNews” bën të ditur se për kroatin kanë shprehur interesim Tottenhami dhe Leedsi që sapo ka hyrë në Premier League.

Artikuj të ngjashëm