Tottenhami e Interi janë duke insistuar për transferimin e mesfushorit brazilian të Barcelonës, Arthur, shkruan “Calciomercato”.
Barcelona është duke kërkuar ta transferojë sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez dhe krerët e klubit italian dëshirojnë që në çdo marrëveshje të përfshihet mesfushori Arthur.
Tottenhami ndërkohë është i gatshëm të ofrojë Tanguy Ndombelen në shkëmbim për Arthurin.
Arthur i është bashkuar Barcelonës në vitin 2018 për 31 milionë euro nga Gremio.
Mesfushori 23-vjeçar ka luajtur këtë edicion 23 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i ka shënuar katër gola dhe i ka asistuar katër tjerë.
Artikuj të ngjashëm