Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami cakton çmimin e Walkerit

Tottenhami ka konfirmuar se nuk do ta shesë mbrojtësin Kyle Walker për më pak se 56 milionë euro, raporton Goal.

Walker është një nga synimet kryesore të Manchester Cityt, dhe për ta pasur atë në radhët e veta Tottenhami i ka bërë ditur çmimin që duhet paguar, transmeton Koha.net.

City dështoi ta transferojë yllin brazilian, Dani Alves, i cili u bashkua me PSG-në, dhe tani i kanë kthyer të gjitha forcat te transferimi i Walkerit me të cilin raportohet se ka arritur marrëveshje personale.