Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City shumë afër transferimit të Walkerit

Manchester City është shumë afër transferimit të yllit të Tottenhamit, Kyle Walker.

27-vjeçari pritet që të kompletojë transferimin këto ditë në shifër rekorde prej 50 milionë funtesh.

Walker pritet që gjatë javës të udhëtojë me skuadrën e re drejt turneut parasezonal në SHBA.

Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, ka larguar nga skuadra sivjet dy mbrojtës të krahut të djathtë, dhe tani synon t’i zëvendësojë mungesat e Pablo Zabaletas dhe Bacary Sagnas me Walkerin.