Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami afër transferimit të Brozhoviqit

Tottenham Hotspur është afër transferimit të mesfushorit Marcelo Brozhoviq nga Interi.

Londinezët sivjet nuk kanë realizuar asnjë transferim dhe kjo ka shqetësuar menaxherin Mauricio Pochettino.

Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, mesfushori kroat mund të jetë përforcimi i parë i Tottenhamit.

Burimet i kanë thënë gazetës se Interi është shprehur i gatshëm për shitjen e 25-vjeçarit për të krijuar fonde për plane tjera në tregun e transferimeve.

Brozhoviq shihet nga Pochettino si zëvendësur i Moussa Dembeles që pritet të largohet nga Tottenhami.

Brozhoviq në 112 paraqitje për Interin ka shënuar 18 gola dhe ka realizuar 19 asistime.

Artikuj të ngjashëm