Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenham - Ajax, ëndrra e njërit ekip do të prishet

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, është duke jetuar një ëndërr, ndërsa po përgatitet të udhëheqë skuadrën londineze në ndeshjen më të madhe të saj në Evropë në 57 vjetët e fundit.

Përballë do të ketë një tjetër skuadër që po jeton ëndrrën me suksesin që ka arritur deri më tash, Ajax.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenhamit e Ajaxit do të zhvillohet të martën në Londër.

Një stinor që nisi pa transferime dhe me vonesa në projektin e stadiumit një miliard funtesh, Tottenhami ka potencialin të përfundojë në Madrid me paraqitjen e parë të klubit në finale të garës më të madhe në Evropë.

Ka ende shumë rrugë për të bërë, pasi skuadra e re e Ajaxit sigurisht se paraqet pengesë të madhe për Tottenhamin në mungesë të sulmuesve Harry Kane e Song Heung-min... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)