Sulmuesi turk Cenk Tosun do të largohet nga Evertoni për të vazhduar karrierën në Katar, te skuadra Al Gharafa.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet angleze, pasi Evertoni tashmë ka pranuar ofertën e ekipit nga Katari për Tosunin. Lojtari pritet që gjatë këtyre ditëve të zyrtarizohet tek ekipi i ri, që për kartonin e tij do të paguajë 15 milionë euro dëmshpërblim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTosun në janar të vitit të shkuar iu bashkua Evertonit nga Beshiktashi dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2022. Këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje në Premier League, pasi e ka humbur vendin e titullarit.