Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torreira i bashkohet Galatasarayt

Lucas Torreira i është bashkuar Galatasarayt të hënën. Ai është transferuar nga Arsenali për rreth 8 milionë euro.

26-vjeçari zgjoi interesim edhe të disa klubeve italiane, por uruguaiani vendosi t’i bashkohet klubit turk. Me klubin e Superligës së Turqisë ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Torreira te Arsenali nuk kaloi periudhë të mirë. Ai u huazua në dy skuadra prej vitit 2018.

Luajti te Atletico Madridi dhe Fiorentina.