Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torreira pranë kalimit te Fiorentina

Mesfushori Lucas Torreira pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Fiorentinas.

Mediumet italiane, kanë raportuar të hënën, se Fiorentina tashmë ka arritur marrëveshje me Arsenalin. Torreira do të huazohet për një vit te Fiorentina, që do ta ketë opsionin e blerjes së 25-vjeçarit.

Torreira nuk bën pjesë në planet e Arsenalit dhe për këtë arsye do të largohet nga klubi. Ai sezonin e shkuar, ishte i huazuar te skuadra e Atletico Madridit. Interesim për Torreiran, ka shprehur edhe Eintracht Frankfurti.

Artikuj të ngjashëm