Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torreira huazohet te Fiorentina

Fiorentina e ka huazuar Lucas Torreiran nga Arsenali me opsionin e blerjes për 16.5 milionë euro. Uruguaiani 25-vjeçar i kompletoi testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën pasditen e së mërkurës.

Raportohet se huazimi për një sezon do t’i kushtojë Fiorentinës 1.5 milionë euro, ndërsa për transferimin e plotë duhet të paguajë edhe 15 milionë euro tjera. Ky është rikthim për Torreiran në Serie A. Pjesën më të madhe të karrierës e ka përfunduar në Itali. Iu bashkua të rinjve të Pescaras në janar të vitit 2014, ndërsa u transferua te Sampdoria e më pas te Arsenali për 28.65 milionë euro në vitin 2018. Nuk u rehatua asnjëherë në Angli ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar te Atletico Madridi.

Pavarësisht interesimit të Romës dhe Lazios, Torreira vendosi për Fiorentinën. Për herën e parë do ta mbajë veshur fanellën me numrin 18.

Artikuj të ngjashëm