Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toronto për herë të parë në finale të NBA-së

Kyle Lowry vodhi topin dhe shkoi para. Priti Kawhi Leonardin që të vinte, para se të asistonte për të. Leonard bëri ngulitje spektakolare me një dorë mbi Giannis Antetokounmpon.

"Arena shpërtheu pas asaj ngulitjeje", ka thënë Leonard.

Sigurisht se po. Imagjinoni se sa zhurmshëm do të jetë kur finalet e NBA-së vijnë për herë të parë në Toronto javën e ardhshme, shkruan sot Koha Ditore.

Leonard shënoi 27 pikë e 17 kërcime dhe udhëhoqi Toronto Raptorsin drejt finales së parë të NBA-së, pas fitores 100:94 të shtunën mbrëma në shtëpi ndaj Milwaukee Bucksit. Ngulitja e tij, kur kishin mbetur 6:46 minuta deri në fund të ndeshjes, ishte shënimi i fundit i një serie impresive 26:3 që nisi nga fundi i çerekut të tretë dhe ndërroi rrjedhën e lojës.

"Ishim në ritëm. Ishim në seri të madhe dhe pse të mos shërbeja", ka thënë Lowry.

Edhe New York Knicks, kampion i NBA-së pas 53 vjetësh Basketboll 1 muaj më parë New York Knicks, kampion i NBA-së pas 53 vjetësh

Toronto arriti të rikthehet nga një disavantazh prej 15 pikëve, duke përfunduar kështu serinë finale të Konferencës Lindore në plejofin në NBA me 4:2 në fitore. Toronto do ta pretë në finalen e madhe kampionin në fuqi Golden State Warriorsin në ndeshjen e parë të serisë, të enjten mbrëma.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)