Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lakersi e Indiana, në finale të turneut në NBA

LeBron James shënoi 30 pikë në fitoren e Los Angeles Lakers kundër New Orleans Pelicans 133:89, për të shkuar në finale të turneut në mesin e sezonit të rregullt në ligën NBA.

James, 38-vjeçar, po ashtu kontribuoi në fitore me tetë asistime dhe pesë kërcime në 23 minuta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lakersi do të luajë në finale kundër Indiana Pacersit të shtunën.

Indiana në gjysmëfinale e mposhti skuadrën Milwaukee Bucks me rezultatin 128:119.

Te Milwaukee, 37 pikë i shënoi Giannis Antetokounmpo, që shtoi edhe 10 kërcime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën.

Kampioni i vitit 2021 në NBA ishte duke fituar 94:91 në periudhën e katërt, por Bruce Brown kaloi në epërsi ekipin e tij gjashtë minuta para fundit për t’ia siguruar skuadrës së tij finalen që zhvillohet në Las Vegas.