Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toronto me ofertë për Insignen

Skuadra e Torontos po synon transferimin e Insignes në MLS të SHBA-së përpara sezonit të ri, i cili nis në vitin e ardhshëm.

Bëhet e ditur se Toronto tashmë ka kontaktuar Insignen, të cilit i ka bërë ofertë zyrtare. Mësohet se italianit i është ofruar pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh plus bonuset për t’iu bashkuar Torontos për sezonin e ri në MLS, i cili nis në muajin mars të vitit të ardhshëm. Insigne, aktualisht është pjesë e skuadrës së Napolit këtë edicion por nuk dihet nëse do të mbetet në klub deri në fund të sezonit.

Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të edicionit pasi po kërkon rritje të pagës prej 3.5 në pesë milionë euro, gjë që Napoli nuk është i gatshëm t’ia ofrojë. 30-vjeçari është kapiten i Napolit dhe këtë sezon ka shënuar pesë gola e ka bërë gjashtë asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat.