Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Toronte e kërkon edhe Belottin

Klubi kanadez që garon në kampionatin amerikan të futbollit, Toronto, po synon që të transferojë emra të njohur të futbollit italian.

Pas ofertës që i ka bërë kapitenit të Napolit, Lorenzo Insignes, Toronto e ka në listë edhe sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin. Gianluca Di Marzio raporton se drejtuesit e Torontos e kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit.

Belottit i skadon kontrata me Torinon në fund të sezonit. Toronto është e gatshme t’i ofrojë italianit kushte shumë më të mira se sa i ka aktualisht te klubi italian. Për Belottin, Toronto nuk do të ketë nevojë të paguajë dëmshpërblim.