Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belotti mund ta vazhdojë karrierën në Kanada

Andrea Belotti karrierën mund ta vazhdojë në Kanada. Sulmues italian nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Torinon dhe gjatë verës do të largohet si futbollist i lirë.

Interesim për Belottin ka shprehur skuadra e Torontos. Kanadezët do të nisin bisedimet me sulmuesin për ta bindur të transferohet.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Torontos do t’i ofrojnë pagë të lartë lojtarit.

Toronto javë më parë siguroi shërbimet e Lorenzo Insignes nga Napoli.