Milan është një ndër ekipet më aktive në afatin kalimtar veror.
Skuadra e Milanit i kishte bërë ofertë për Andrea Belottin, por Torino e ka refuzuar, transmeton koha.net.
Sipas Gazetta dello Sport, Milan ka ofruar 50 milionë euro dhe dy futbollistë për të bindur drejtuesit e klubit torinez ta lirojnë lojtarin.
Por drejtuesit e klubit italian kërkojnë 100 milionë euro për Belottin.
Interesim për Belottin, kanë shprehur edhe skuadrat si Manchester United dhe Arsenal.
Artikuj të ngjashëm