Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka pohuar se klubi mund të bëjë përsëri ofertë për Andrea Belottin.
Ekipi i Vincenzo Montellas kishte bërë ofertë gjatë afatit kalimtar veror për sulmuesin italian, por skuadra e Torinos i refuzoi 70 milionë euro për 23 vjeçarin.
“Nuk është sekret se ne provuam ta transferojmë Belottin gjatë verës, por marrëveshja dështoi për disa arsye. Ai është një lojtar fantastik dhe fans i Milanit, kështu që ndoshta një ditë mund ta veshë fanellën që e ka ëndërruar që në fëmijëri”, ka thënë Mirabelli.
Megjithatë, për transferimin e Belottit, Milani dhe ekipet e tjera të interesuara duhet të paguajnë një shumë të madhe parash, pasi Torino e ka bërë të qartë se nuk pranon ofertë më të vogël se 100 milionë euro për shërbimet e tij.